Vlorë- Një 25-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi rezulton i dënuar me 3 vite burgim. I arrestuari është K.D nga Vlora.

Personi në fjalë ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, për të cilën Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me anë të vendimit të formës së prerë më datë 27.11.2018, e ka dënuar me 3 vite burg.

Ngjarja ka ndodhur në datën 20 Mars 2017, ku në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, 25 vjeçari dyshohet të ketë kanosur me armë zjarri kushëririn e tij për motive pronësie.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA