I ftuar ditën e sotme në emisionin “Top Talk” ishte sekretari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Ervin Bushati.
I pyetur rreth faktit që kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se PD-ja do të jetë në shesh më datë 2 mars, ditën e të ashtuquajturës “Besëlidhja e Metës”, Bushati tha se kjo nuk është vallja e Bashës, “nuk po e heq ai”.
“Ndërkohë negociatorët e Bashës janë në tavolinë me ne për të folur për Reformën Zgjedhore, e cila po ecën shumë mirë. Ai është realiteti, ne po flasim si do futemi në zgjedhjet e 2021-shit. Nuk ka zgjedhje të parakohshme, edhe Zoti Basha edhe Partia Demokratike ka hequr dorë nga zgjedhjet e parakohshme”, deklaroi ai.
i pyetur nëse Basha e do apo jo këtë protestë, Bushati u përgjigj:
“Logjikisht jo, as nuk e mbështet , do ta kishte thënë ose të paktën duhet të ishte i pari.. Sa për sye faqe mund të jetë aty, mund të shkojë të mbajë një fjalim dhe të shkojë në shtëpi, nga ato [fjalime] që harrohen të nesërmen. Ne nuk mund të presim që opozita të mos reagojë dhe të kthehet nga ana tjetër t’ia fusë gjumit”, përfundoi sekretari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Kjo është një dozë adrenaline për ndjekësit e tyre. Zoti Meta për ata të LSI-së, Zoti Basha për ata të PD-së. Zoti Vasili vjen në biseda, në qoftë se nuk do ishte ky rend kushtetues, nuk do vinte Zoti Vasili. Atëherë le të tërhiqet nga tavolina”.
Top Channel