Industria e suplementeve siguron të ardhura marramendëse duke shitur produktet që nuk janë faktuar shkencërisht, e që japin rezultatet për të cilat premtohen.

Duhet të qartësojmë se nuk ka as studime shkencore që të tregojnë të kundërtën. Megjithatë edhe pse dihet që suplementet nuk shkaktojnë dëme te një njeri i shëndetshëm, e kundërta ndodh për persona që mund të kenë sëmundje kronike.

“Të dhëna shkencore kur ne jemi të shëndetshëm mbi element negativë që mund të na shoqërojnë, nuk është se ka. Por kur ne kemi një patologji preekzistuese të zemrës, veshkave, alergji të caktuara, te nënat shtatzëna ose gjatë laktacionit nuk mund të marrin integrator ushqimor të shtuar pa u këshilluar me mjekun e tyre”, – na tregon Brikena Xhixho, dietologe

Si rezultat i kërkesës gjithnjë e në rritje për suplemente ekspertët thonë se konsumimi i tyre pa kriter dhe i pakonsultuar me mjekun mund të shkaktoj dëme në shëndetin e njeriut.

Ndërkohë që në Shqipëri kemi një fenomen komplet të kundërt nga ai që ndodh në botë. Në vendin tonë shitja më e madhe e suplementeve realizohet nga përshkrimi i mjekut, që në shumicën e rasteve nuk është i nevojshëm. Mjekët përfitojnë nga fakti se pacienti i beson recetës së tij. Shumica e pacientëve nuk e dallojnë dot një suplement nga një medikament dhe për këtë arsye ata denden në pilula.

“Ka njerëz të cilët janë të disinformuar për suplementet, të cilët vërtet të bëjnë mire dhe i quajnë ilaçe. Duhet ti ndajmë këto dy raporte dhe njerëzit duhet të mirë informohen”, Dorina Mema, Instruktore Palestre
Për të qenë transparent dhe të ndershëm, mjekët duhet që të qartësojnë pacientin, për atë që janë duke i shkruar në recetë. Aq më shumë kur janë pacientë që duhet të paguajnë çmimet e kripura që kanë suplementet.

“Udhërrëfyesit dhe protokollet klinike që paracaktojnë mënyrën më të mirë se si mjekohet një sëmundje, nuk janë suplementet të përfshira. Janë pjesë të caktuar të tyre ta zëmë ndonjë vitaminë për të përforcuar, ndonjë element tjetër , magnezit, kalcium ose vitaminë D të cilat ekzistojnë në arsenalin mjekësor në formë të pastër dhe mund të rekomandohen nga mjekët në recetë”, tregon Prof. Dr. Iuf Kalo, Mjek, Lektor pranë UET.

“Unë do të isha pro në fakt që mjeku më shumë të merrej me edukimin e pacientit. Le të themi stilin e jetesës, domosdoshmërinë e ushqimeve por pa harruar edhe suplementet. Thelbi i abuzimit për mendimin tim lidhet me faktin se edhe barnat edhe suplemntet përshkruhen me emrat tregtar dhe jo me emrat kimik. Që në fakt është më e ndershme për aq kohë sa pacienti nuk duhet të sugjestionohet në lidhje me markën e barnave apo të suplementeve që ai përdor”, tregon Johana Mihani, farmaciste.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA