Rio De Janeiro është zhytur në festivalin e përvitshëm të karnavaleve, dhe shkollat e sambës po i japin qytetit ngjyra cdo natë.
Në përfundim, njëra prej tyre do të shpallet fituese. Ajo e të hënës, ishte nata e shkollave të sambës sao clemente dhe vila isabel dhe spektakli ishte vërtetë i mahnitshëm.
Në sambadromin Marques de Sapucai, në Rio de Janeiro, pati një shpërthim ngjyrash, nga kostumet dhe elementët e tjerë mahnitës, gjithcka nën tingujt e muzikës dhe ritmet e kërcimit.
Por nuk është vetëm rio nën ethet e karnavaleve. Në Olinda të brazilit, kukulla gjigande të fryra, me imazhet e karaktereve dhe njerëzve të famshëm, kanë parakaluar nëpër rrugë. Mes tyre, presidenti i brazilit, Jair Bolsonaro, aktivistja e ambjentit Greta Thunberg apo Hulku dhe Jokeri.
Ndërkohë, në një tjetër vend, në portugali, karnavalet kishin fytyrën e kllounëve. Në qytetin e vogël Sesimbra, rreth 40 km larg nga Lisbona, mijëra njerëz të veshur si kllounë, kanë parakaluar nëpër rrugë.
Top Channel