Kosova nis të mbrohet! Vendosen ekipe mjekësore në aeroport dhe në kufi

25/02/2020 17:25

Në kuadër të situatës globale të lidhur me përhapjen e koronavirusit, veçanërisht me afrimin e tij në rajonin tonë, edhe Kosova ka marrë të gjitha masat e nevojshme.

Klinika infektive ka dërguar ekipe mjekësore në pika kufitare dhe në aeroportin e Prishtinës dhe ato janë në shërbim 24 orë për identifikimin dhe kontrollin e udhëtarëve. Edhe në klinikën infektive, duket se janë marrë masa pavarësisht se zyrtarët kanë konfirmuar se nuk ka asnjë rast të identifikuar me këtë virus në Kosovë.

“Klinika Infektive tani për tani në këto momente është e përgatitur, …..Tani për tani deri në këtë moment që po flasim në Kosovë nuk kemi asnjë rast të konfirmuar me koronavirus, kemi pas 3 raste të dyshimta dhe që të 3 janë testuar, pra janë marrë mostrat dhe kanë rezultuar negativ”, thuhet ndër të tjera nga stafi  mjekësor.

Ndërsa në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës, bëhen aktualisht vetëm kontrollet e personave që vijnë nga vendet e prekura nga koronavirusi.

“Ne jemi në bashkëpunim të vazhdueshëm me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe me rekomandimet e tyre që na janë dhënë masat e ndërmarra deri më tani ja në se nëse vërehet një pacient me simptoma të tilla, atëherë ai pacient do të izolohet në karantinën e cila është në hapësirat e Aeroportit të Prishtinës deri në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të cilët më pas do të merren me të….”

Sipas shifrave më të fundit janë mbi 77 mijë rastet e konfirmuara me koronavirus dhe mbi 2300 viktimat. Një ditë më parë, u dyshua se koronavirusi kishte mbërritur edhe në Kosovë, por testimet i rrëzuan këto dyshime.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA