Bayern Munich mund të konsiderohet pa frikë si skuadra e parë çerekfinaliste e Champions League. Bavarezët “dërrmuan” Chelsean brenda në Stamford Bridge duke triumfuar me shifrat 0-3 në sfidën e parë të raundit të 1/8-ave.
Një dygolësh i Gnabryt në pjesën e dytë dhe një finalizim i Lewandowskit pas një inkursioni fantastik të talentit Davies bëri që Bayerni të hidhte një hap të sigurtë drejt kalimit në fazën tjetër. Chelsea e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë pasi spanjolli Marcos Alonso u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 83-të.
Përfundoi ndërkohë në barazim 1-1 dueli mes Napolit dhe Barcelonës në San Paolo. Supergolit të Mertens në pjesën e parë iu kundërpërgjigj Griezmann në fraksionin e dytë. Çështja e kualifikimit mbeti e hapur për ndeshjen e kthimit që do të luhet pas 3 javësh në Camp Nou, edhe pse katalanasit janë favoritë.
Arturo Vidal pak minuta para fundit mori kartonin e dytë të verdhë dhe nuk do të luajë në sfidën e kthimit të raundit 1/8 të Championsit ndaj Napolit
Top Channel