Tifozët, problemi i “Air Albania”/ Javë e pasuar me tifozë të arrestuar dhe 9 persona në kerkim

24/02/2020 16:21

Këtë fundjvë në Air Albania Stadium u zhvilluan brenda 48 orëve dy ndeshje të kategorisë superiore.

Pati shumë pikëpyetje nëse stadiumi më i mirë në vend do mund të përballonte sfidat por në fund rezultoi që stadium ishte në gjëndje, ndërsa tifozët nuk ishin aspak gati për këto duele. 164 stola të thyer në zonën e tifozëve miq, aty ku të premten qëndruan ata të Tiranës ndërsa një ditë më vonë ata të Bylisit.

Sjellje jo korrekte që tanimë në futbollin shqiptar dënohet më ligj. 2 ditë pas sfidës së fundit të zhvilluar këtu situate nuk është aspak normale dhe ende ka imazhe që nuk do donim ti shihnim në një impiant të tillë. Kryeministri i vendit Edi Rama dhe zëvendëskryeministri Erion Brace në rrjetet sociale përkatës kanë reaguar duke dënuar ashpër vandalitetin në stadium madje kanë shkuar edhe më tej duke paralajmëruar burgun. Në fakt janë 3 persona të arrestuar deri tani dhe 9 në kërkim teksa 6 do të procedohen në gjendje të lirë.

Një imazh i shëmtuar që vë përpara përgjegjësisë edhe klubet që u duhet të paguajnë dëmin në vlerë monetare. Jo rrallë herë klubi i Tiranës iu ka bërë thirrje tifozëve për sjelljen në stadiume. Futbolli në Shqipëri është gati për stadium të niveleve të larta, por tifozët kanë harruar sjelljen korrekte ne stadium!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA