Ambasada e Republikës së Kosovës në Romë së bashku me Konsullatën e Përgjithshme në Milano janë duke e monitoruar dhe ndjekur me shumë vëmendje dhe kujdes emergjencën shëndetësore lidhur me përhapjen e Koronavirus – Covid 19 në Itali.

Fatmirësisht, deri më sot nuk rezulton i prekur nga ky virus asnjë shtetas nga Kosova.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Romë u bëri thirrje shtetasve tanë me banim apo qëndrim në Itali, se në rast nevoje mund t’i kontaktojnë në çdo moment në numrat e emergjencës 24/7.

“Në koordinim me organet dhe institucionet tona dhe ato vendore italiane, mbetemi në gatishmëri të plotë të shtetasve tanë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Për çdo eventualitet numri i emergjencave i ARKS në Romë: +393274526991 dhe ai i Konsullatës së Përgjithshme në Milano: +393472127662.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA