“Taksa nuk duhet hequr”, sulmohet me vezë zv.kryeministri i Kosovës
22/02/2020 13:35
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është sulmuar me vezë afër godinës së Qeverisë së Kosovës.
Ndërkohë ky moment është filmuar dhe më pas është shpërndarë në mediat sociale. Personat që kanë krye këtë sulm nuk janë identifikuar ende ndërsa në polici janë arrestuar tre vetë por nuk dihet nëse kanë lidhje me sulmin.
“Taksën s’ban me hjek. Taksën s’ban me hjekë”, dëgjohet të thotë personi, që hodhi vezën kundrejt Hotit.
Paralajmërimin e Qeverisë Kurti për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe dhe zëvendësimin e saj me reciprocitet ndaj Serbisë po e kundërshton AAK, e cila ka nisur edhe mbledhjen e nënshkrimeve për një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit.
Top Channel