Liga e futbollit, në krizë/ Forumi nuk mblidhet, votimi bëhet me “whatsapp”

22/02/2020 12:35

Prej më shumë se dy vitesh u krijua Liga e Futbollit Profesionist, por prej kësaj periudhe asgjë nuk duket se po funksionon me të, ashtu siç do ti duhej, apo si vetë presidentët kishin pritur e kërkuar, të paktën në letër.

Në një prononcim për Top Channel, presidenti Edvin Libohova, sqaron:

“Pritëm miratimin e paketës ligjore”.

Ndërkohë vetë ata që e kërkuan me ngulm krijimin e Ligës, tashmë po e bojkotojnë atë.

“Pjesëmarrja është e vaktë, anëtarët nuk e kuptojnë ende rëndësinë e ligës”.

Në këto kushte edhe miratimi i sekretarit të përgjithshëm, të paktën në parim u bë me whatssapp pas mungesës së shumicës në mbledhjen e së mërkurës.

“Klubet nuk sollën asnjë propozim kështu që i dërgova të 10-tëve propozimin e Dritan Kadijës që të prononcoheshin po apo jo dhe shumica janë pro”.

Ndërkohë në lidhje me largimin apo jo të Libohovës në krye të Ligës, ai shprehet:

“Vetë më propozuan, por nëse edhe njëri është kundër jam gati të konsideroj dorëheqjen”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA