E rëndë/ 22 vite burg për 58 vjeçarin pedofil, pretendonte se fëmijët e shijojnë seksin si të rriturit

22/02/2020 10:55

Një pedofil në Britani që përdhunonte vazhdimisht fëmijët, me pretendimin se dhe ata e shijojnë seksin si të rriturit, është burgosur për 22 vjet.

E gjitha është zbuluar nga një prej të miturave që mori guximin për të denoncuar rastin. Kur u mësua me marrjen e dënimit fermeri 58-vjeçar, i identifikuar si Philip Youngman kërcënoi se do të vetëvritej, pasi nuk mund të duronte një kohë kaq të gjatë në burg. Nga krahu tjetër gjatë seancës gjyqësore ka dëshmua dhe viktima e mitur. Ajo është admiruar nga personat e pranishëm në sallën e gjyqit për guximin e treguar.

“Ai më ka hequr pafajësinë e fëmijërisë dhe më ka lënë me një shpirt të thyer. Asnjë fjalë nuk mund të shprehë atë që ai më ka bërë mua. Ardhja përpara jush është një nga gjerat më të vështira që kam bërë në jetën time. Asnjë nuk mund të ma kthejë orën pas dhe të më kthej momentet para se të ndodhte e gjitha kjo. Unë duhet të jetoj për pjesën tjetër të jetës sime, me shëndet të dëmtuar mendor dhe kujtime të trazuara”, u shpreh e mitura. Ndërkaq gjykata ka vendosur që edhe pas përfundimit të dënimit të 58 vjeçarit ai ende do të mbahej nën vrojtim, për shkak të natyrës delikate të veprës penale, shkruajnë mediat e huaja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA