Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar pas skandalit në lidhje me mosnjohjen nga ana e Xhamajkës.

Konjufca tha se ishte informuar përmes postës elektronike nga ambasadorja Vlora Çitaku dhe se një informacion i një ambasadori konsiderohet akt i mirëqenë.

“Mbrëmë, ambasadorja e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, znj. Vlora Çitaku, përmes postës elektronike e ka njoftuar Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës për njohjen nga Xhamajka. Në rrafshin profesional, informata zyrtare e një Ambasadori/eje, drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme, konsiderohet si akt i mirëqenë dhe merret në konsideratë si e tillë”, tha Konjufca.

Konjufca shtoi se janë në kontakt të vazhdueshëm me Ambasadën e Kosovës në SHBA në lidhje me situatën e krijuar, ndërsa tha se pas shqyrtimit do të marrin veprime.

“Ne jemi në kontakt të vazhdue shëm me Ambasadën tonë në SHBA, për të sqaruar situatën e krijuar. Si Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, pas shqyrtimit të situatës, shumë shpejt do të ndërmarrë veprime në përputhje me përgjegjësitë e secilit”, përfundoi Konjufca.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA