“Fabrikë falsifikimi” nga oficerët grekë/ U shisnin pasaporta dhe letërnjoftime kriminelëve shqiptarë

21/02/2020 10:18

Një rrjet i gjerë, që u lëshonte karta identiteti dhe pasaporta të falsifikuara kriminelëve shqiptarë, teksa këta të fundit gjendeshin në pritje të urdhër arresteve ka rënë në gjurmët e policisë.

Nisur nga çfarë raportojnë mediat fqinje, në rrjetin në fjalë, me gjithsej 33 persona janë përfshirë edhe disa oficerë grekë, saktësisht 6 të tillë si dhe pesëmbëdhjetë individë grekë dhe 12 të huaj.

Ajo çka mund të konsiderohet një fabrikë e tërë falsifikimi në favor të kriminelëve shqiptarë, u ngrit në bashkëpunim me oficerë të policisë së Atikës nga dhjetori 2016 deri në mars 2018.

Tarifa për secilën letërnjoftim dhe pasaportë greke varionte nga 5000 deri në 40,000 euro për secilin rast, duke i shpallur kështu qytetarë grekë. Më pas ata lëviznin të lirë, me një të shkuar aspak problematike dhe pa vepra penale.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA