Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, emëroi sot Durim Berisha si këshilltar të jashtëm politik.

Sips Qeverisë, Durim Berisha bartë titullin doktor shkence në fushën e Juridikut, me profil në Ligjin Kushtetues, Kushtetues Krahasues, Kushtetues të Drejtësisë dhe Teorisë pranë Heinrich Heine University në Dusseldorf të Gjermanisë.

“Ai ka një përvojë pune të zhvilluar si në ligjërim e akademi ashtu edhe në disa prej institucioneve të rëndësishme vendore dhe ndërkombëtare që merren me këshilla ligjore dhe sundim të ligjit. Kryeministri Kurti i uroi z. Berisha suksese në detyrën e tij të re dhe shprehu bindjen se përvoja dhe ekspertiza e tij do të jenë një ndihmesë e madhe për punët që e presin ekzekutivin drejt shtetndërtimit demokratik dhe sundimit të ligjit në vend”, thuhet në një komunikatë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA