Bushati në Top Talk: Asgjë e re nga fronti i perëndimit, ndërkombëtarët janë gjithnjë me qeverinë

21/02/2020 18:34

Në studion e emisionit “Top Talk” të drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja ishte i ftuar analisti Andi Bushati. Në studio u fol në lidhje me konferencat e njëpasnjëshme që Presidenti i Republikës Ilir Meta ka bërë kohët e fundit, në të cilat ka përmendur se disponon të dhëna dhe fakte që qeveria është duke organizuar një “grusht shteti”. Gjithashtu në studio nuk u la pa përmendur “lufta”mediatike midis Presidentit Ilir Meta dhe Ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Ku fillimisht ishte presidenti ai që e akuzoi ministren se ka shkelur ligjin duke bërë publike, si fletore zyrtare aktet e KED (Këshilli i Emërimeve të Drejtësisë), por sipas Metës këto akte duhej botuar në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë në internet. Për këtë gjë presidenti ka kërkuar dorëheqjen e ministres.

Nga krahu tjetër Ministrja Etilda Gjonaj reagoi me anë të një postimi në Twitter duke u shprehur se është e gatshme që t’i përgjigjet të gjitha akuzave të ngritura Organeve të drejtësisë. Duke parë këto zhvillime gazetari dhe drejtuesi i emisionit Denis Dyrnjaja pyeti analistin Bushati, se përse ndërkombëtarët me në krye Ambasadën Amerikane nuk kanë reaguar.

Bushati argumentoi se ndërkombëtarët janë gjithmonë me qeverinë, ata e kanë cilësuar si “burrë shteti” kryeministrin e mëparshëm Sali Berishën, në momentin që vrau katër personat në bulevard, duke iu referuar kështu protestës së 21 janarit. Duke qenë se presidenti Meta është duke kritikuar qeverinë nuk ka se si ndërkombëtarët të reagojnë dhe të mbajnë qëndrim pro presidentit, u shpreh analisti.

“Jo nuk më duket normale por është brenda një normaliteti që ne jemi mësuar tani. Mua personalisht nuk më duket normale, po është brenda një normaliteti që ne jemi mësuar prej 30 vitesh që ndërkombëtarët janë me qeverinë. Janë po të njëjtën që kur Sali Berisha vriste katër veta në bulevard i thonin burrë shteti. Tani nuk mund t’i thonë burrë shteti Ilir Metës që i kundërvihen qeverisë”, tha ndër të tjera analisti Bushati.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA