Massimiliano Allegri

Massimiliano Allegri paralajmëron rikthimin në pankinë. Ish-trajneri i Juventusit i intervistuar në Paris gjatë prezantimit të librit të tij që titullohet “Të fitosh është kaq e thjeshtë”, ka folur edhe për të ardhmen duke premtuar rikthimin në stol që nga sezoni i ardhshëm.

“ Në shtator duhet të rikthehem në rast të kundërt do të mësohem të jem gjithmonë me pushime dhe nuk do të punoj më”, ka thënë Allegri duke qeshur.

Megjithatë fjalët e tij shkojnë si sinjal për klubet që janë të interesuara për ta ulur në stol. Në Itali e kërkojnë Roma dhe Milani, në Angli Manchester United, ndërsa në Francë është përmendur emri i Manchester United.

Mbetet për t’u parë se ku do të jetë e ardhmja e Max Allegrit por e sigurtë është që në verë ai do të marrë drejtimin e një klubi të madh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA