Kanë kaluar plot 8 vite që 2012 kur kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla denoncoi privatizimin e “Kompleksit Partizani”.
Balla në vitin 2012, denonconte se kjo pronë prej 33 mijë m2 në qendër të Tiranës ka qenë në administrim dhe pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes.
“Ndërtesa është privatizuar dhe shitur nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Financave për 100 milionë lekë. Vetëm atyre që janë të lidhur me again në pushtet, përfaqësues të pronarëve mund t’u kthehet një pronë e tillë në qendër të Tiranës. Ne i kërkuam Ministrisë së Mbrojtjes që të sqaronte se kush janë ish-pronarët dhe kujt ia ka shitur kompleksin, por nuk patën kurajon të përgjigjen”, deklaronte në tetor 2012 Balla.
Ai shprehej se tashmë kompleksin sportiv “Partizani” e ka privatizuar dhe e ka marrë tashmë si pronë Jamarbër Malltezi, dhëndri i Sali Berishës.
“Në shtator 2013 kompania “Homeplane” në bashkëpunin me “Kontakt” marrin leje zhvillimore për ndërtimin e një kompleksi pallatesh, tek zona e ish-kompleksit Partizani. Leja është zbardhur nga Bashkia e Tiranës në 18 gusht 2013. 6 muaj pas nisjes së punimeve, Jamarbër Malltezi futet si aksioner i këtij pallati ndërtimi”, tha Balla.
Po ashtu, ai tha se Jamarbër Malltezi është shtuar si aksioner me 35% tek kompania “Homeplane” në janar të vitit 2014, me kontribut 35 mijë lekë.
“Si përfundim me 35 mijë lekë familja e Sali Berishës merr 1/3 e një kompleksi prej 20 milionë eurosh, shtatë vite pasi qeveri e Sali Berishës i “falte” fushat e futbollit të kompleksit “Partizani” në qendër të Tiranës. E vërteta që ne e kemi denoncuar në atë kohë vonoi por nuk harroi”, tha Balla.
Pas 8 vjetësh Gazeta Shqip tregoi dokumentet zyrtare që tregonin se 30 përqind e projektit të pallateve me investim prej disa dhjetra miliona euro ju kaluan në pronësi Arbër Malltezit bashkëshortit të Argita Malltezit, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Malltezi është përfolur shumë për pronat e tjetërsuara tek ish Kompleksi Partizani dhe se pas ndërtimit fshihej ai. Por deri më sot, me dokumente kjo gjë nuk ishte vërtetuar, pasi ai nuk i kishte regjistruar aksionet e tij në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit.
Malltezi është shtuar si aksioner te kompania “Homeplane” në dhjetor të vitit 2018, ndërsa këto aksione i ka blerë në 23 janar të vitit 2014. Fakti që leja e ndërtimit u dha nga Basha, në atë kohë kryetar i Bashkisë Tiranë, e ekspozoi Malltezin dhe vjehrrin e tij, Berishën, në një konflikt të hapur interesi. Prokuroria nisi hetimet, e më pas i pushoi edhe pse kishte dyshime për lejen e ndërtimit.
Top Channel