Rashica dhe Werner vihen në shënjestrën e Liverpool

19/02/2020 16:10

Liverpool hedh sytë nga Bundesliga për përforcimet e radhës teksa vë në shënjestrës Milot Rashicën dhe Timo Werner.

Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja Bild sipas së cilës, Jurgen Klopp kërkon të sjellë në Anfield dy talentet që po lënë përshtypje në këtë sezon në kampionatin gjerman.

Milot Rashica në këtë sezon të Bundesligës teksa me fanelën e Werder Bremenit ka shënuar 7 gola ne 18 ndeshje. Drejtuesit e The Reds po e vëzhgojnë mesfushorin 23 vjecar të përfaqësueses kosovare dhe sipas asaj që publikohet te e përditshmja ‘Bild’, ata janë gati të paguajnë klauzolën e zgjidhjes së kontratës së tij me werder Bremenin prej 38 milionë Eurosh në muajt e verës.

Rashica u transferua te Werder Bremen në janar të 2018 nga Vitesse dhe kontrata e tij me skuadrën gjermane skadon në vitin 2022. në vitin 2016 ai u bashkua me përfaqësuesen e Kosovës pas një periudhe të kaluar me kombëtaren shqiptare dhe do të jetë njeriu kyc për skuadrën e Challandes në ndeshjet e playoffit për Euro 2020.

Përsa i përket Werner, pengesa duket se është Shefi Ekzekutiv i Leipzigut, Oliver Mintzlaff që këmbëngul në qëndrimin e tij kur thotë se futbollisti është i lumtur te Leipzig. Timo Werner ka me skuadrën gjermane një klauzolë të zgjidhjes së kontratës prej 51 milionë Paund, por ajo ka vlerë deri në prill, kështu që Liverpoolit i duhet të lëvizë dhe të bëjë sa më shpejt një ofertë për Wernerin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA