Vijon ngërçi i gjyqit të dosjes së 613 kg kokainë. Shtyhet sërish seanca për tre të pandehurit, Arbër Çekaj, Donaldo Lushaj dhe Armando Pezaku. Mbrojtja ka kërkuar kohë pasi një CD e vënë në dispozicion nga SPAK nuk hapet dhe kërkohet një program më i avancuar kompjuterik.

Në këtë CD është një komunikim në Whatsapp mes Arbër Çekajt dhe Donaldo Lushajt. Pa patur këtë komunikim avokatët pretendojnë se nuk e realizojnë dot mbrojtjen.

Seanca e radhës është vendosur në datën 4 mars, ora 11:00.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA