Në Idlib të Sirisë, nuk mund ti shpëtosh luftës, ndaj Abdullah al Mohamed, thotë se e vetmja mënyrë për të siguruar të bijën, Salva, ishte të kthente zhurmën e shpërthimit të bombave, në një lojë.
Një video në të cilën ajo qesh sa herë që ndodh një shpërthim i fortë, është ndarë pa fund në mediat sociale ditët e fundit, si një kujtesë e zymtë, por edhe prekëse, për atë që përjetojnë cdo ditë banorët e Idlibit.
Është një avion apo një mortajë? E pyet i ati të bijën ndërsa tingulli vjen e forcohet në sfond. Një mortajë – përgjigjet tre vjecarja. Kur të vijë, ne do të qeshim.
Në një video tjetër, Salva, qëndron në prehërin e të atit, në dhomën e tyre të ndenjes, dhe e qeshura e tyre ndjehet sapo një bombë shpërthen…
“Më thuaj Salva, cfarë bëri aeroplani” – e pyet i ati.
“Aeroplani erdhi dhe unë qesha shumë. Aeroplani na bën të qeshim, thotë, qeshni me mua, qeshni me mua” – ia kthen vajza.
Një reporter i AFP u takua me babain 32 vjecar në sarmada, një qytet në xhepin e fundit të mbajtur nga rebelët në siri, ku forcat e regjimit, të mbështetura nga rusia, po mundohen të hyjnë. Mohamed shpjegon se kur salva ishte vetëm 12 muajsh, nisi të qante kur dëgjonte fishekzjarret në lagje. Ai u detyrua ti shpjegonte se ishin fëmijët që luanin për festa. Pas kësaj, shpërthimet filluan të vinin nga qielli, dhe unë i thoja, eja, le të qeshim bashkë, se janë fëmijët që po luajnë për bajram.
“Përpiqem të mos ia shpjegoj asaj atë që po ndodh ashtu si është në të vërtetë, por ta bëj pak argëtuese. Një ditë ajo do ta mësojë se kjo është zhurma e vdekjes, por deri atëherë…”.
Top Channel