Gripi dëmton superioren/ Mungesa të Tirana, Partizani e Kukësi rikuperojnë në kohë

19/02/2020 15:43

Gripi në Shqipëri ka prekur edhe futbollin. Disa klube të kategorisë superiore po vuajnë mungesën e futbollistëve në seancë stërvitore për këtë arsye.

Tek Partizani, Belica dhe Boldor kanë lënë pas gjendjen gripale megjithëse Boldor vijon të mungojë kjo për shkak të një dëmtimi në Kavilje, ndërsa duhet pranuar se skuadra më e prekur nga kjo gjendje është ekipi tjetër i kryeqytetit, Tirana.

Plot 4 futbollistë nuk kanë qenë prezent në seancën stërvitore të drejtuar nga Egbo. Sulmuesi Ngoo, Halili, Edon Hasani dhe Morina nuk ja kanë dalë të përmirësohen dhe në prag të duelit kryesor të javës së 23 me Kukësin kanë shqetësuar jo pak situatën në klub. Megjithatë pritet që t’ja dalin të jenë me grupin në seancat stërvitore të ardhshme dhe pse jo të jenë gati për diellin në Air Albania të kësaj të premteje.

Për më tepër ndiqni kronikën e gazetares Sidorela Gjoni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA