Frikë në avion! Çifti mbulohet me “çarçafë” plastikë për të “shpëtuar” nga koronavirusi

19/02/2020 16:02

Pasagjerët e një aeroplani të linjës Sidney-Hamilton janë bërë dëshmitarë të një ngjarje të pazakontë.

Një çift, si masë parandaluese të koronavirusit ka vendosur të mbulohet me qese plastike gjatë gjithë fluturimit. Një pasagjer filmoi momentin dhe e publikoi në rrjete sociale nën titullin “Aktualisht pas meje në aeroplan”.

Burri e kishte mbuluar veten me “çarçaf” plastik të tejdukshëm, ndërsa gruaja e tij kishte veshur një kostum mbrojtës rozë. Kontinenti australian ka konfirmuar deri më tani 15 raste të personave të infektuar me koronavirus, të njohur zyrtarisht si Covid-19.

frikPor autoritetet kanë sqaruar se personat e infektuar kanë pasur lidhje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë me qytetin Wuhan, e cilësuar si epiqendra e epidemisë vdekjeprurëse. Si shumë vende të tjera edhe Australia ka ndaluar hyrjen e turistëve nga Kina. Nga krahu tjetër nëse shtetasit e saj janë kthyer nga një udhëtim në Kinë ditët e fundit, i duhet t’i nënshtrohen një trajtimi karantinor prej 14 ditësh, shkruajë mediat e huaja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA