FIFA ndryshon ‘off side’/ Wenger, partizan i revolucionit

19/02/2020 20:27

Në një kohë që Ligat kryesore europiane të futbollit po vuajnë për sistemin e videoarbitrimit dhe përshtatjen e tij me tifozët nostalgjikë, ka nga ata që duan edhe të ndryshojnë rregullat e pozicioneve jashtë loje, për tu kthyer pas në kohë e për të evituar situata të sikletshme.

Arsen Venger, trajneri i njohur francez që sot është një poste drejtuese në FIFA, ka ndërmend të rimodelojë konceptin e dritës, praktikisht një distancë minimale mes mbrojtësit dhe sulmuesit për dekretimin e një pozicioni të parregullt.

“Futbollisti në fjalë nuk do të jetë off side nëse një pjesë e trupit me të cilën mund të shënojë, do jetë pranë linjës me lojtarin e fundit kundërshtar, edhe nëse pjesët e tjera të trupit janë në pozicion të parregullt. Nuk do kemi më vendime milimetrike off side”, shprehet Arsene Wenger, Shef i Zhvillimit të Futbollit, FIFA.

Propozimi i Arsen Venger do të diskutohet në mbledhjen e bordit të Futbollit në Belfast në 29 Shkurt, dhe për aprovimin e tij duhen 6 vota nga 8 në total. FIFA e cila mbështet Venger ka 4 vota por kjo duket se ka edhe miratimin e drejtuesve të tjerë. Nisma e francezit synon të ulë tensionin e tifozëve për raste të diskutueshme në futbollin elitar.

Top Channel