Detaje të reja/ Tragjedia e Gjilanit, policja qëndroi disa orë pranë kufomave, para se të vriste veten

19/02/2020 14:35

Teksa priten rezultatet e autopsisë së trupave të viktimave të familjes Bllaca në Gjilan, detaje të reja mësohen nga ngjarja që tronditi mbarë Kosovën.

Mediat atje thonë se viktimat u gjetën në pjesë të ndryshme të banesës dykatëshe. Sipas raporteve të para, duket se njëri nga vëllezërit Bllaca është vrarë në dhomën e gjumit në katin e dytë të shtëpisë; tjetri u gjet i shtrirë në korridor.

Policja 45-vjeçare ka shkuar më pas në dhomën e ndenjes, ku gjendej i ati. Më tej ka lëvizur drejt kuzhinës, ku ka vrarë nënën. Të dhënat e fundit tregojnë se Valdete Bllaca ka qëndruar për disa orë pranë kufomave, përpara se të vriste veten. Mbi secilën viktimë ishin shkrepur të paktën dy plumba.

Për vrasjen e pesëfishtë në Gjilan, Inspektorati Policor i Kosovës rekomandoi pezullimin e katër punonjësve të Policisë së Kosovës, përfshirë komandanti e stacionit policor, zëvendëskomandantin e shefin operativ të komisariatit në këtë qytet. Pretendimi është se ata kanë kryer veprën penale “shpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”.

Vrasjet, policja i kreu me armën e saj të shërbimit. Hetimi për ngjarjen e rëndë vazhdon, por deri tani nuk ka ende asnjë të dhënë mbi shkaqet e mundshme të kësaj ngjarjeje të konsideruar si një rast i pazakontë në Kosovë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA