Atalanta vazhdon të mrekullojë jo vetëm në Itali por edhe në Europë. Skuadra e Gian Piero Gasperini është vetëm një hap larg kualifikimit në raundin e 8 më të mirave të Europës në këtë edicion të Champions League.

Bergamaskët kanë marrë vendin e Milanit dhe Interit në kompeticionin më të rëndësishëm për klube pasi në San Siro mposhtën me rezultatin e thellë 4-1 Valencian në sfidën e parë të raundit të 1/8-ave dhe janë shumë pranë kualifikimit në çerekfinale.

Pa Berat Gjimshitin i cili pësoi një dëmtim vetëm pak minuta para fillimit të sfidës, për të bërë Atalantën të ëndërrojë menduan Hateboer që realizoi dy herë Ilicic dhe Freuler, ndërkohë për Valencian golin e vetëm që i jep një shpresë të vogël për të tentuar përmbysjen e madhe në kthim e shënoi rusi Cheryshev.

Dështuan në shtëpi ndërkohë finalistët e edicionit të kaluar pasi Tottenham i Jose Mourinhos u mposht 0-1 nga Leipzig me një gol të Timo Werner me penallti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA