Të paktën 3 të arrestuar janë deri më tani nga aksioni i policisë në Krushopek të Sarajit për kapjen e 1.3 ton kokainë.

1.3 ton kokainë janë kapur sot në Maqedoninë e Veriut në një kamion me banane që ka hyrë dje nga Mali i Zi në Shkodër dhe ka dalë po dje nga dogana e Qafë Thanës për në Maqedoni, bëjnë me dije burime të policisë shqiptare që kanë marrë pjesë në aksion, për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha.

  Aksion i madh në Maqedoni, kapen 1.3 ton kokainë

Policia shqiptare me një grup ekspertësh shumë të besuar thanë burime të gazetares Anila Hoxha, u përfshi me kërkesë të partnerëve që kanë kërkuar ndjekjen e kamionit dhe vëzhgimin, teksa superaksioni ishte në zhvillim e sipër.

Informacionet e para thonë se kokaina fillimisht ka ardhur nga Amerika në Bar (Mal i Zi) e duhej të përfundonte në Koper (Slloveni).

Nga informacionet e para që vijnë të arrestuarit janë 2 shoferë dhe 1 magazinier që punonin në magazinën e frutave ku u gjet edhe droga.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA