Pas përfundimit të takimit mes Lulzim Bashës dhe aleatëve të tij në selinë e PD-së, një takim që siç Top Channel njoftoi nisi rreth orës 13:30, kreu i Partisë Demokratike dha një deklaratë shtypi për mediat.

Basha zbuloi detaje rreth takimit të tij, paraditen e sotme me presidentin e Republikës, Ilir Meta.

“Presidenti më informoi me fakte tronditëse. Kemi diskutuar për shkeljet flagrante të mazhorancës ndaj Kushtetutës. Kjo qeveri tenton të kapë Gjykatën Kushtetuese, po bën një grusht shteti. Kur bien garancitë kushtetuese, çdokush është i rrezikuar. KÇK-ja e Ramës pengon procesin që kemi me partnerët tanë perëndimorë. Nuk ka forcë mbi tokë që të ndalojë rrotacionin politik. Të vendosur për të ndjekur udhërrëfyesin e Gjermanisë, 9 kushtet”, u shpreh Basha.

Më tej shtoi:

“Për ne parlamenti është shpërndarë në 18 shkurt të vitit të kalaur. Tani ne jemi të orientuar nga zgjidhjet. Zgjidhja nuk mund të jetë vetëm tek partia jonë, rotacioni është i pashmangshëm. Rama kërkon të zgjasë dhe të shmangë zgjedhjet. Nuk ka forcë që të ndalë rotacionin dhe ardhjen në pushtet të opozitës së re. Ne do të vijojmë bashkëbisedimin me qytetarët dhe do shpalosim ofertën tonë dhe do kërkojmë një proces zgjedhor të ndershëm dhe një Reformë Zgjedhore. Nuk ka forcë mbi tokë që të ndalë rotacionin, unë dua që ta bëjmë më mjete politike, por bashkimi jonë do jetë i madh dhe i pashmangshëm.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA