Përplasi me furgonin e të burgosurve një makinë dhe përfundoi në byrektore, arrestohet shoferi

18/02/2020 08:58

Tepelenë- Shoferi i makinës së policisë që shkaktoi ditën e djeshme një aksident në aksin rrugor Krahës–Tepelenë, në vendin e quajtur Qesarat është arrestuar nga policia.

Bëhet e ditur se i arrestuari është H. H., 56 vjeç, banues në Tiranë. 56-vjeçari duke drejtuar mjetin tip “Hyunday”,  në pronësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, me të cilën punonjësit e policisë së burgjeve kryenin transportimin e dy të paraburgosurve nga Tirana për në Sarandë, është përplasur me mjetin tip “Benz”, që drejtohej nga S. Sh 60-vjeç. Ndërkohë edhe ky i fundit është vënë nën hetim. Pas aksidentit furgoni i policisë përfundoi në një byrektore duke e shkatërruar plotësisht.

Ndërkohë po nga policia e Gjirokastrës në pranga janë vënë edhe dy shoferë të cilët ngisnin makinën në gjendje të dehur. E. L., 28 vjeç, banues Gjirokastër sepse në lagjen “Zinxhira”, Gjirokastër u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe me lejen e drejtimit të pezulluar. M. K., 60 vjeç, banues në Gjirokastër sepse në lagjen “11 Janari” u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA