OFL ‘zbarkon’ në Berat, kush janë dy personat që duhet të justifikojnë burimin e të ardhurave
18/02/2020 13:10
Operacioni Forca e Ligjit ditën e sotme ka ‘zbarkuar’ në qytetin e Beratit ku i ka dërguar formularin që kërkon deklarimin e burimit të Pasurisë dy personave.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se nën “lupën” e OFL janë vënë Edison Çobo dhe Gazmend Mahmutaj të dy banues në Berat. Sipas OFL Edison Çobo rezulton që Edison Çobo të jetë dënuar në Itali për trafik të lëndëve narkotike, nëdrsa Gazmend Mahmutaj, i dënuar për drogë dhe prostitucion po në Itali.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
Top Channel