Turqia ka dislokuar divizione të forcave speciale të ushtrisë pranë pikës së mbikqyrjes në zonën armëpushimit në Idlib, njoftonin mediat vendase dhe ministria e mbrojtjes.
Agjencia shtetërore Anadolu tha se mjete të blinduara, kryesisht për transport personeli ushtarak hynë në Siri nga provinca turke Hatay, me të cilat erdhën dhe një numër raketa-lëshuesesh përgjatë kufirit Siri-Turqi.
SHBA ka përjashtuar si mundësi përfshirjen në luftime në Idlib në anën e Turqisë, edhe pse përfaqësuesi i veçantë për Sirinë James Jeffrey tha se Uashingtoni mund të asistojë Ankaranë me inteligjencë ose pajisje ushtarake.
“SHBA aktualisht po merr në konsideratë asistimin e Turqisë në Idlib në kuadër të NATOs, por për momentin nuk ka diskutime për përforcime amerikane në zonën e konfliktit”, tha ai.
Kremlini është përgjigjur duke thënë se në rajon nuk është parë ndërhyrje e SHBA kohët e fundit.
Top Channel