Ish-kryeministri italian, tashmë kryetar i partisë së re Italia Viva, Matteo Renzi paralajmëroi sot qeverinë se duhet të dëgjojë pikëpamjet e partisë së tij në debatin e drejtësisë, pasi sipas tij pa të nuk do të mund të mbijetojë.
Zhvillimi vjen pas spekulimeve se kryeminitri Giuseppe Conte mund të përpiqet të formjë një koalicion të ri pa Italia Viva pas përplasjeve me Renzi mbi ndryshimet e statusit të kufizimeve.
Conte ka mohuar se kërkon të krijojë një maxhorancë të re kurse Renzi thotë se është thjesht çështje e mungesës së mbështetjes.
“Nëse ka një qeveri pa ne, do të respektojmë rregulalt e parlamentit. Por nëse nuk i keni numrat dhe ne jemi deçizivë për maxhorancën atëherë unë ju them, na dëgjoni edhe ne”, tha Renzi, partia e të cilit kundërshton të ashtuquajturën “lodo Conte bis”, një kompromis mbi statutin e kufizimeve të propozuar nga Conte, pas kundërshtimeve të minsitrit të drejtësisë Alfonso Bonafede i cili e kishte ngrirë reformën në gjykatën e shkallës së parë.
Top Channel