Boshatiset infermieria! Juve rikuperon “pjesët” ndaj Lyon

18/02/2020 18:07

Me titullin kampion në diskutim më shumë se kurrë në dekadën e fundit dhe kritikat e akumuluara ndaj stafit teknik, te Juventus më në fund vijnë lajme të mira.

Infermieria e bardhezinjve duket se po boshatiset nga futbollistë e dëmtuar dhe ndaj Lionit në Champions League, do të rikuperohen disa lojtarë me peshë që mund të influencojnë kualifikimin në dëm të transalpinëve.

Pankina e reduktuar në numër që u pa në ndeshjen e serisë A kundër Breshias, do të rimbushet në fazën më të nxehtë të sezonit. Në serinë A Zonja e Vjetër është vetëm 1 pikë mbi Lacion në renditje ndërsa në turneun elitar kontinental është sfida e dyfishtë kundër Lionit në horizont.

Mbrojtësi veteran Kielini do të marrë kohë për të rikuperuar formën pas 6 muajve stop të detyruar ndërsa Kristiano Ronaldo do të menaxhojë forcat në rakordim me stafin mjekësor, siç u pa edhe me pushimin ndaj Breshias. Por Juventus do të ketë në fushë që në sfidën kundër Spal, Federiko Bernardeski, ndërsa Sami Khedira me gjasë do të jetë titullar në Ligën e kampioneve.

Edhe boshnjaku Pjanic do jetë rregullisht në fushë kundër ish ekipit të tij Lion, dhe mungesa e vetme projektohet Dagllas Kosta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA