Ditën e sotme, në orën 13:30, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të mbledhë aleatët e tij në selinë e PD-së.
Burime nga PD-ja për Top Channel-in bëjnë me dijeni se takimi në fjalë vjen pas atij të kryeopozitarit Basha me presidentin e Republikës.
Ju kujtojmë se Meta dhe Basha zhvilluan një takim ditën e sotme, lajm ky që u bë i ditur nga zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, i cili njoftoi se ka qenë Presidenti Meta ai që ka thirrur kreun e PD-së, Lulzim Basha në ambientet e Presidencës.
Presidenti Meta e njohu Bashën me shqetësimet që ka për sa i përket ndryshimeve që sipas tij qeveria po kërkon të bëjë grusht shteti. Meta i ka kërkuar kryetari të PD që të informonte edhe drejtuesit e tjerë të partive opozitare.
Në fund thuhet se Presidenti do të bëjë çdo gjë për të ndaluar dhe për të shpartalluar grushtin e shtetit, duke i dhënë përgjigjen më shembullore që meriton.”
“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta thirri sot në një takim Kryetarin e Partisë Demokratike, z.Lulzim Basha.
Presidenti Meta e njohu z.Basha me skandalet e fundit anti-kushtetuese dhe përpjekjet e Rilindjes për grusht shteti, dhe i kërkoi kryetarit të PD-së që të informonte edhe drejtuesit e partive të tjera opozitare.
Presidenti Meta bëri të qartë se do të bëjë çdo gjë për të ndaluar dhe për të shpartalluar grushtin e shtetit, duke i dhënë përgjigjen më shembullore që meriton”, shkroi Tedi Blushi.
Top Channel