Foto nga aksidenti i ndodhur te marten 18 Shkurt në aksin rrugor Grabjan Divjak. Një mjet tip Peugeot ka aksidentuar Rauf Coku i cili po udhëtonte me motorciklet. Si pasojë e kësaj përplasje 71 vjeçari Coku ka mare plagë të rënda dhe është transportuar drejt spitalit të Lushnjes në gjendje të rëndë për jetën. Nga hetimet e para mendohet se shkak i aksidentit kane qene disa manovra të gabuara të drejtuesit të motorit gjë që i ka prerë rrugën drejtuesit të automjetit.

Në muajin Janar u rregjistruan 93 aksidente rrugore sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave. Krahasuar me Janarin e një viti më parë kur u numëruan 104 aksidente, rënia është 10,6%.

Me rënie është dhe numri i të aksidentuarve. Numri më i madh i aksidenteve është në Tiranë, ndjekur nga qarku i Lezhës. Në Janar sipas INSTAT u aksidentuan 122 persona nga 153 që ishin në Janarin e një viti më parë, ulja është më shumë se 20%. Por megjithëse numri i të aksidenteve dhe i të aksidentuarve ka rënë, me rritje është numri i qyterave që ka humbur jetën. Në muajin Janar 2020, u rregjistruan 16 viktima nga aksidnetet rrugore nga 15 që ishin Janarin e 2019. Ndërkohë në gati 80% të rasteve të aksidenteve ka ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Sipas grupmoshave rezultojnë se drejtuesit nga 25-34 vjeç dhe ata nga 45-59 vjeç kanë numrin më të lartë si shkaktare të aksidenteve. Siguria rrugore në Shqipëri është një problem i vazhdueshëm, dhe qerveria thotë se në këtë vit do të ndërhyjë me rregullime ligjore për të përmirësuar gjendjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA