“Jo arrestime masive dhe gaz lotsjellës”/ Gjykatësi amerikan urdhëron kufizimin e taktikave të agjentëve të imigracionit ndaj protestuesve në Minesota
Stuhia Dennis ka përfshirë Britaninë dhe në fundjavë detyroi autoritetet të japin paralajmërime “rreziku për jetën” teksa një person ka vdekur dhe janë shtyrë oraret e fluturimeve dhe linjave hekurudhore.
Një video e marrë në aeroportin Heathrow në Londër ka kapur momentin kur dy pilotë shumë të aftë kanë arritur të ulin anash avionin e pasagjerëve më të madh në botë Airbus A380, teksa përballeshin me erëra të forta.
Teksa dhjetra fluturime ishin anuluar, pilotët arritën të ulin avionin gjigand në tentativën e parë duke kryer manovrën “gaforre” thuajse pingul me pistën.
Evropa veriore dhe Britania janë goditur nga stuhitë për javën e dytë teksa stuhia Ciara që vrau shtatë njerëz u zëvendësua me stuhinë Dennis në fundjavë, e cila ka sjellë shira të rëndë e erëra të forta.
Skills!!
Etihad Airbus A380 landing at Heathrow airport during storm dennis #Bahrain #البحرين #Dubai #UAE pic.twitter.com/TOsttNpnwE— Elite (@Eliteelite18) February 17, 2020
Top Channel