Secila shkronjë përfaqëson një histori të trishtë. Kujtojnë vuajtjet e atyre njerëzve që kërkojnë drejtësi prej 20 vitesh, por ende pa rezultat.

Në vitin e 12-të të shpalljes së pavarësisë, “NEW BORN” – simboli i Pavarësisë së Kosovës i kushtohet të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës, me qëllim ndërgjegjësimin e popullatës për gjendjen e tyre.

Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti thotë.

“Mendojmë që një herë e mirë shoqëria kosovare do të ndalet së paragjykuari dhe të anashkalojë vuajtjet që kanë përjetuar viktimat e dhunës seksuale”.

Nismës i është bashkangjitur edhe kryetarja e kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

“Njëra prej tyre më bëri përshtypje. Thotë: “Dua që plaga ime të ketë zë”. Dëshiroj edhe një herë të zotohemi që ajo plagë të ketë zë, sot e përgjithmonë. Do të ketë zë në institucionet e Kosovës, do të ketë zë në institucionet ndërkombëtare”.

Osmani tha se është borxh i çdo qytetari të përkrahë viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, pasi kjo betejë ende nuk ka përfunduar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA