Prokurorët japonezë kërkuan sot që një 30-vjeçar të ekzekutohet për vrasjen e 19 rezidentëve të një qendre azili për të paaftë, në një nga vrasjet masive më të rënda të vendit.
Vrasësi Satoshi Uematsu, ish-punonjës i qendrës së kujdesit, nuk e mohoi përfshirjen e tij në masakrën me thika të viti 2016 teksa doli në gjyq në Yokohama.
Avokatët e tij thanë se do të shpallen të pafajshëm, pasi sipas tyre Uematsu vuante nga një çrregullim mendor i lidhur me përdorimin e marijuanës.
Uematsu raportohet se ka thënë se donte të zhdukte problemet me njerëzit me paaftësi me sulmin e tij të tmerrshëm në qendrën Tsukui Yamayuri-en në jugperëndim të Tokios, teksa pretendonte se njerëzit me paaftësi ‘vetëm krijojnë hidhërim’.
Besimet e tij tronditën Japoninë teksa ekspertët dhe aktivistët ngritën pyetje nëse dhe të tjerë kishin bindje të ngjashme.
Top Channel