Chicago u përgatiti për t’i mbyllur një fundjavë spektakolare në NBA All Star me sfidën më të shumëpritur atë mes skuadrave të LeBron James dhe asaj të Giannis Antetokounmpo.
Ishte një sfidë që pati edhe anën emocionale të saj teksa skuadrat nderuan kujtimin e Kobe Bryant, vajzës së tij dhe ish komisionerit të NBA, David Stern që humbën jetën në javët e fundit. Sfida u zhvillua me një format të ri dhe që nuk zhgënjeu dhe në fund ai që fitoi ishte ekipi Lebron me rezultatin 157-155, ndërkohë që Leonard që u shpall edhe MVP i ndeshjes, një cmim që duke nisur nga ky vit do të marrë emrin Kobe Bryant.
Përpara fillimit të sfidës, publiku u bë dëshmitar i një interpretimi të mrekullueshëm të Jennifer Hudson që nderoi Kobe Bryant dhe vajzën e tij Gianna teksa interpretoi me mjeshtëri ‘For All We Know’, ndërkohë që në sfond shfaqeshin imazhet legjendës së NBA dhe së bijës. Skuadrat nga ana e tyre nderuan Bryant dhe Giannën teksa kishin veshur fanelat me nr.24 dhe nr.2 të tyre
Më pas filloi sfida që kishte shumë ndryshime në krahasim me vitet e kaluara. Formati i këtij viti parashikonte që 3 periodat e para të nisnin nga barazimi 0-0 dhe pikët e shënuara prej tyre do të akumuloheshin në periodën e katërt ku do të shtoheshin edhe 24 pikë të tjera në nder të Bryant. Perioda e fundit ishte pa afat kohor dhe spektakolare teksa u panë të gjithë komponentët e një loje basketbolli. Ajo nisi me rezultatin e akumuluar në 3 periodat e para 133-124 për skuadrën ‘Giannis’ kështu që duke shtuar 24 pikët si homazh për Bryant,ekipi që do të arrinte i pari kuotën e 157 pikëve do të fitonte ndeshjen dhe ajo që ia doli mbanë ishte skuadra e Lebron James që e mbylli sfidën 157-155. Për James kjo është fitorja e trete e NBA All Star game si kapiten dhe këtë vit ai grumbulloi edhe 400 mijë dollarë që shkuan për bamirësi.
Top Channel