Dëmet nga tërmeti/ Rama dhe Von der Leyen firmosin marrëveshjen e grantit 15 milionë euro për Shqipërinë
17/02/2020 14:33
Kryeministri i vendit Edi Rama ka firmosur marrëveshjen e Grantit prej 15 milion euro të Komisionit Europian me Presidenten e KE, Ursula von der Leyen.
Firmosja e kësaj marrëveshje është bërë në Bruksel, ku po mbahet edhe konferenca e Donatorëve për Shqipërinë.
Në këtë konferencë janë mbledhur mbi 100 shtete të cilët do të njihen me situatën e krijuar në Shqipëri pas tërmetit të 26-nëntorit.
Top Channel