“Casillas for president”, portieri kërkon kreun e federatës

17/02/2020 20:58

Muaj të tërë nga infarkti në zemër që për pak e bëri të humbasë ndeshjen më të rëndësishme atë të jetës, Iker Kasijas rikthehet në diskutim për një sfidë të re sërish brenda futbollit.

Portieri shpalli zyrtarisht kandidaturën për kreun e federatës spanjolle të futbollit, si një emër që imponon respekt dhe garanton se në mos do fitojë, do rivalizojë deri në votën e fundit kundër Luis Rubiales.

“Do t’i paraqes federatës kandidaturën time kur të njoftohen zgjedhjet. Së bashku do të vendosim Federatën tonë në kulmin e futbollit botëror. Kam njoftuar presidentin e klubit tim, Porto, për këtë vendim dhe shpreh mirënjohjen time më të thellë”, shprehet Iker Casillas.

38 vjecari Kasijas nuk është aktivizuar me Porton që prej Prillit të vitit 2019 kur vuajti një infarkt në zemër gjatë stërvitjes. portieri tani do të garojë kundër presidentit aktual Luis Rubiales që ka dy vjet në detyrë, por nuk ka caktuar ende datë të re zgjedhjesh.

Si për ironi të fatit, në një sondazh në radion Kadena Ser, Iker Kasijas shpallet virtualisht fitues me 94% të votave, por në këtë rast nuk vendosin tifozët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA