“Dhunë është zhvatja e ministrave ndaj shqiptarëve”, Berisha flet pas protestës për ‘Politico’, Rama i përgjigjet: S’janë armiq, por bashkëqytetarë të dëshpëruar 23/12 21:30
Pas protestave pothuajse të përvitshme naftëtarët e uzinës së përpunimit të thellë të naftës në Ballsh, 10 naftëtarë hynë këtë të hënë në grevë urie.
Ata kanë dy kërkesa te panegociushme: shlyerjen e 5 pagave dhe vazhdimësinë e punës së Uzinës. 10 grevistët janë përfaqësues të 870 punonjësve që ka rafineria e Ballshit. Ata kanë shumë se 4 muaj që zhvillojnë protesta të vazhdueshme.
Greva e urisë së punonjësve të rafinerisë së Ballshit vjen pak ditë pas futjes në grevë urie të 17 punonjësve të stacionit të elektropompimit në Poçëm.
Top Channel