Një shtet i vuajtur me një sakrificë shumë vjeçare, një shtet i ndërtuar mbi gjakun e dëshmoreve, sot kremton 12-vjetorin e pavarësi, ndaj duhet të jemi krenar dhe t’i ruajmë këto vlera.
Kështu u tha në një organizim të mbajtur nga shoqata “Miqtë e Amerikës”, organizuar me ndihmën e drejtorisë arsimore të fushë Kosovës dhe gjimnazit, Hivzi Sulejmani, pranë shtatores së ish presidentit amerikan, Bill Klinton në Prishtinë. Kryetari i shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi, tha se nuk janë të kënaqur me veprimet që janë bërë në shtetin e Kosovës. Ai shpreson se e ardhmja do të jetë më e suksesshme.
“E kemi shtetin, jemi shumë të kënaqur që kemi shtet por nuk jemi të kënaqur me veprimet që janë bërë, por shpresojmë që e ardhmja do të jetë shumë e suksesshme sepse kemi një rini të mrekullueshme që po jep ku do në botë kulminante” tha Rexhepi.
Drejtori i shkollës “Hivzi Sylejmani”, Amir Pllana, deklaroi se i përulen të gjithë atyre që kontribuuan në lirinë dhe pavarësinë e shtetit të Kosovës.
“Ne i përulemi veprave 100 vitet e fundit që kemi ardhur deri në këto momente të vitit 2008, janë gjenerata dhe breza që kanë kontribuar nga viti 1912 deri në vitin 2008. Ne i përulemi veprës së presidentit Ibrahim Rugova, veprës së komandantit Adem Jasharit, i përulemi të gjithë martirëve të Kosovës të cilët i vunë bazat dhe themelet e Kosovës, ne po ashtu i përulemi ndihmës së miqve, të faktorit ndërkombëtar, në krye me SHBA-të dhe aleatët evropian” tha Pllana.
Aktivitetet për kremtimin e 12-vjetorit të Pavarësisë, filluan në orët e hershme të mëngjesit me larjen e platos të sheshit Bill Clinton nga zjarrfikësit, duke vazhduar me vendosjen e flamujve, Korin e grave “Negjmije Pagarusha”, ekspozitë të fotografive të disa personaliteteve që ndikuan në arritjen e pavarësisë së Kosovës, dhe u përmbyllen me dhurimin e flamujve të Kosovës, SHBA-ve e shteteve të ndryshme mike, qytetarëve të rastit.
Top Channel