Gara për vendin e katërt në kampionatin italian të futbollit që vlen aksesin në një turne prestigjioz si Champions League, duket vuirtualisht e mbyllur.

Roma nuk ia doli të ketë impakt dhe humbi në duelin direkt me Atalantën në një 90 minutësh të mbyllur 2-1 ku shqiptari Berat Gjimshiti ishte autor i një prove shumë të mirë.

Boshjaku Edin Xheko i dha epërsinë kryeqytetasve por në fraksionin e dytë formacioni nga Bergamop përmbysi gjithçka me Palominio dhe Pasaliç duke i dhënë vendasve një 3 pikësh që përmirëson dukshëm hierarkinë në serinë A. Argjentinasi Palomino përfitoi nga një asist i mbrojtësit të kombëtares shqiptare Gjimshiti, ndërsa kroati Pasaliç mbylli gjithçka.

Tani Atalanta është 6 pikë më shumë se Roma në vendin e fundit që garanton aksesin në Champions, e duket se kjo do të detyrojë verdhekuqtë në një dështim sezonal me kualifikimin vetëm në Europa Lig.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA