Foto ilustruese

Disa automjete janë përfshirë në një aksident që ndodhi pak minuta më parë në autostradën Tiranë-Durrës, në Sukth.

Burime policore bëjnë të ditur se nuk ka dëmtime në njerëz, po vetëm dëme materiale në 4-5 automjetet e përfshira.

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje për të disiplinuar trafikun dhe zbardhur rrethanat e plota të incidentit. Paraprakisht dyshohet se një frenim i papritur dhe mosrespektimi i distancës nga mjeti në mjet ka sjellë përplasjen zinxhir në autostradë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA