Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të shtunë në Montefiascone, në provincën e Viterbo, ku e reja shqiptare e quajtur Aurora Grazini vetëm shtatëmbëdhjetë vjeç, u gjet e vdekur  në shtratin e prindërve.

Ngjarja e rëndë ndodhi vetëm pak orë pasi ajo la ambientet e spitalit Belcolle pasi kishte shkuar për shkak se nuk ndihej mirë.  Megjithëse familjarët kanë njoftuar menjëherë ambulancën, ndërhyrja ka qenë tepër vonë pasi 17-vjeçarja kishte ndërruar jetë.

Ndërkohë vdekja misterioze e 17-vjeçares ka bërë që Policia dhe Prokurori Publik i Viterbo të nisin hetimet për të zbardhur të plota shkaqet e vdekjes së saj. Trupi i vajzës është dërguar në morg dhe është vënë në dispozicion të mjekëve ligjor për të kryer ekspertizën.

“Zoti im jooooooooooooo ishte i bukur si një lule por sepse në këtë jetë nuk është e mundur që ajo iku si një engjëll !! Joooooooooooooo prehu në paqe vajzë e ëmbël!!! “, është një nga shumë mesazhet që u shfaqën në profilin Facebook të vajzës nga të afërmit.

FOTO GALERI
2/11

Top Channel