SHBA “blen” Europën/ Një miliardë dollarë për t’u larguar nga gazi rus

15/02/2020 15:32

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo deklaroi se Washingtoni do të ofrojë deri në një miliard dollarë për të financuar Europën Lindore dhe Qendrore, që t’i vijë në ndihmë rajonit për t`iu larguar varësisë nga burimet ruse të energjisë.

Sekretari amerikan i shtetit i bëri këto komente gjatë fjalimit të tij në ditën e dytë të Konferencës së Sigurisë në Mynih. Pompeo sqaroi se financimi i ri i SHBA-së do të fokusohet tek iniciativa Tre Detet – një grupim i 12 shteteve të Bashkimit Europian, që gjenden ndërmjet detit Adriatik, Baltik dhe Detit të Zi.

Përveç Austrisë, të gjitha këto shtete janë anëtarë të NATO-s. Kjo nismë u ndërmor për t`iu kundërvënë atij që disa zyrtarë perëndimorë e shohin si rrezik prej varësisë nga furnizimi me energjinë ruse. Rusia është furnizuese e madhe e Europës me naftë dhe kryesorja përsa i takon gazit. Edhe Turqia e merr gazin kryesisht nga rusët. Janarin e këtij viti, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan përuroi së bashku me shefin e Kremlinit, Vladimir Putin përmes një ceremonie në Stamboll gazsjellësin e ri Turkish Stream.

Një pjesë e madhe e furnizimeve të gazit të tij kanë për destinacion tregun turk – ndërsa një degë e tubacionit është parashikuar të furnizojë edhe vendet e BE-së me gaz natyror. “Gazsjellësi do ta përmirësojë sigurinë energjetike në të gjithë Evropën”, tha në atë rast Putin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA