Rëndohen grevistët në Mallakastër/ Kërkojnë dhjetëra paga, mbyllen në stacionin e pompave

15/02/2020 12:57

Punonjës të stacionit të pompimit të ujësjellësit dhe elektrik në Poçem, sot janë në ditën e tretë të grevës së urisë dhe gjendja shëndetësore nuk duket aspak e mirë.

Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga institucionet përkatëse për zgjidhjen e problemit të tyre.
Ata kanë stakuar pompat e ujit dhe nënstacionin elektrik dhe kanë ndalur punën duke lënë pa energji elektrike një pjesë të fshatrave të Mallakastrës dhe gjysmën e territorit të bashkisë. Punonjësit e nënstacionit kanë 27 muaj pa marrë paga dhe sigurime.

Për të parë nga afër gjendjen e tyre shëndetësore kanë shkuar vetëm mjekë nga qendra shëndetësore e Fratarit. Njëri prej mjekëve, Shefqet Zylali thotë se gjendja e tyre shëndetësore po rëndohet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA