Kryeministri Rama në Mynih të Gjermanisë ka dalë në një deklaratë për mediat duke folur rreth vizitës së tij dy ditore në Konferencën e Sigurisë.
Kryeministri Rama është shprehur se në këto dy ditë ai krijuar shumë kontakte me shtete të ndryshme të BE në prag të Konferencës së Donatorëve që do të mbahet ditën e nesërme në Bruksel.
Kryeministri Rama është shprehur se pret shumë nga Konferenca e e Donatorëve që do të mbahet për të mbledhur fonde për fazën e rindërtimit në Shqipëri pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Sipas tij kjo nuk do të thotë se në këtë konferencë donatorësh të mblidhet e gjithë shuma që nevojitet por shprehet se është optimist.
“Erdha me një qëllim të madh për të krijuar kontakte dhe të bëjë hapa të fundit drejt konferencës së donatorëve që është nesër në Bruksel. Koha u shfrytëzua me dobi. Tani të shohim rezultatet edhe pse ka ende kohë për të arritur. E dyta është si kryetar i OSBE” tha kryeministri Rama.
“Kam një pritshmëri të caktuar nuk bëhet fjalë për të përmbushur nevojat të gjitha por një nivel që të ketë peshë në proces. Nëse realizojmë ketë jemi të kënaqur.”
Ndërsa për sa i përket deklaratës së Macron i cili shprehje se do të ishte gati të hapeshin negociatat nëse do të vinte një rekomandimi i mirë nga KE, Rama është shprehur ky është një lajm tepër i mirë.
“Nuk e ndoqa dot presidentit e Francës në takime të tjera por nga sa munda të lexoj është një sinjal pozitiv. Nuk kemi pse ushqejmë veten me iluzione edhe pse është legjitime. Le të presim me durim gjerat, ashtu sic do ishin hapur negociatat” tha Rama.
Top Channel