Fatkeqësisht ndodh që në jetë të përballemi me vuajtje dhe dhimbje që vijnë nga humbja e njerëzve tanë më të dashur. E tillë ishte edhe historia e Shkëlzenit dhe Fatjonës, çiftit që vite më parë kishin humbur vajzën e tyre.
Shkëlzeni dhe Fatjona ishin njohur rastësisht dhe kishin rënë në dashuri më shikim të parë. Ata ishin martuar dhe vite më vonë, fatkeqësisht vajza e tyre kishte ndërruar jetë.
Pas humbjes së vajzës Fatjona sipas Shkëlzenit kishte ndryshuar shumë dhe se nuk ishte si më parë. Për këtë arsye Shkëlzeni kishte zgjedhur studion e programit “Dua të të bëj të lumtur” si rruga e vetme për t’i kërkuar gruas së tij të rigjente forcën, për hir të fëmijëve të cilët më shumë se kurrë kanë nevojë për mbështetjen dhe dashurinë e nënës.
E ftuar surprizë për Fatjonën ishte këngëtarja tepër e dashur për publikun, Artjola Toska e cila i dha këtë mesazh: “Unë nuk jam njohur kurrë si një oratore tepër e mirë, por ajo që dua të të them është që ti je një femër e fortë dhe se duhet të jesh akoma më e fortë se kurrë!”
Në fund moderatorja e programit, Arbana Osmani sëbashku me Fatjonën gatuan për herë të parë. Por surpriza më e madhe ishte një kuzhinë e re nga “GoTech”, me të gjitha pajisjet elektroshtëpiake.
Top Channel