26/11 20:36
Mbrëmjen e së premtes, mësuam përmes një njoftimi për shtyp të UEFA-s se Manchester City do të privohet nga mundësia për të konkurruar në dy vitet e ardhshme në Kupat e Europës.
Gjithashtu qeveria më e lartë e futbollit e evropian i dënoi “Qytetarët” me një gjobë prej 30 milionë eurosh për shkak të shkeljes së Fair Play-t Financiar.
Mirëpo pas kësaj bombe të hedhur nga UEFA, telashet për City-n nuk kanë mbaruar këtu. Sipas asaj që raporton “The Indipendent”, City rrezikon të dënohet dhe nga Federata Angleze e Futbollit.
“Blutë” mund të dënohen me heqje pikësh në Premier League, por edhe të zbriten në kategorinë e katërt angleze.
Top Channel